AKTUALITET, 25 Gusht 2023, 10:35

Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: 50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar po punojnë për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e Shpiragut, Peleshi: 50 trupa të FA, 5 mjete dhe

50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

“Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër.

Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare”, shkruan Peleshi.