AKTUALITET, 1 Korrik 2025, 11:57

“Ka ndodhur vetëm një herë”/ Babai abuzues pranon se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij! E mitura e denoncoi në polici: Që kur isha 5 vjeçe në Gjermani...!

“Ka ndodhur vetëm një herë”/ Babai abuzues pranon se

Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarje e rëndë në Patos, ku babi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, 12 vjeçe.

Burimet policore per "Panorama" bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.

12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Z.Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , duke thënë se ka ndodhur një herë.