AKTUALITET, 18 Mars 2025, 21:10

“Ju gënjen nga mëngjesi në darkë”/ Berisha thirrje kandidatëve të Bashës: Çdo votë për këta është votë për Edi Ramën

“Ju gënjen nga mëngjesi në darkë”/ Berisha

Gjatë takimit në qytetin e Shkodrës ku janë prezantuar  11 kandidatët për deputetë të PD në qarkun e Shkodrës, kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që kanë zgjedhur të ndjekin Bashën, ti bashkohen koalicionit opozitar.

“Fatmir, Ramiz, ikni tani e morët vesh ku shkoi Donaldi e shihni dhe ku po shkon dhe Kimi. Mos vazhdoni gënjeshtrën e Lul Bashës se nuk ka më turp t’ju gënjejë Lul Basha nga mëngjesi në darkë. Të gënjejë që po të uleni dhe të mendoni sa herë jeni gënjyer ju s’jeni të zotë t'i numëroni. Kthehuni dhe mos vazhdoni betejën se çdo votë për këta është votë për Edi Ramën, çdo votë e partive kundër opozitës është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.