TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është solidarizuar me Firencen dhe Toskanën pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Itali si pasojë e motit të keq.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj u ka shprehur mbështetjen dy homologëve të tij italianë.
Ai shkuan se “jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje”.
“Të gjithë në Tiranë jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i përmbytjeve dhe humbjeve të jetëve në Firence dhe në Toskanë. I shpreha solidaritetin vëllait tim, kryebashkiakut Dario Nardella dhe mikut/kryetarit Eugenio Giani. Lutemi që kjo katastrofë të kalojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje”, shprehet Veliaj.
Tutti noi a Tirana siamo profondamente tristi dalla notizia delle inondazioni e delle perdite di vite umane a Firenze e in tutta la Toscana! Ho espresso la mia solidarietà al fratello/sindaco @DarioNardella e al amico/presidente @EugenioGiani. Preghiamo che questa calamità passi… pic.twitter.com/r10ArBLMQ7
— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) November 3, 2023