TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka komentuar përplasjen e tij me Policinë Bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike, ku doli në krah të Sali Shehut.
Në përgjigjet e hartuara për Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se ndaj institucionit ishte ndërmarrë sulm politik, ndaj dhe kishte parë të arsyeshme ndërhyrjen e tij për të siguruar respektimin e ligjit.
Pyetje: Pse zgjodhi Presidenti të shkojë fizikisht në selinë e një partie politike?
Përgjigje: Është tërësisht në diskrecionin e Presidentit të Republikës të zgjedhë formën se si zhvillon takime, vizita, ndërmerr veprime, apo si ndërvepron me qytetarët, aktorët politikë, apo ata institucionale.
Në çdo rast, Presidenti i Republikës, në respekt të ligjit, ka komunikuar për ngjarje apo situata të caktuara me shkrim, apo me praninë e tij të drejtpërdrejtë.
Në respekt të plotë të kësaj mënyre veprimi, ligjore dhe institucionale, ka komunikuar edhe në rastin e kësaj ngjarjeje të shëmtuar, të provokuar në mënyrë të paligjshme nga Bashkia e Tiranës, ndaj një subjekti politik, në shenjë hakmarrjeje vetëm për faktin se ishte regjistruar në koalicionin opozitar.
Sulmi politik ndaj një partie politike nga policia, sidomos gjatë periudhës zgjedhore cenon interesin publik.
Për më shumë, aktet që vërtetojnë veprimet e dhunshme e të paligjshme të Bashkisë Tiranë, i janë bashkëlidhur parashtresave të depozituara.