AKTUALITET, 26 Maj 2022, 11:40

Sali Berisha mbledh deputetët në selinë blu, zbulohet çështja që po diskutohet

Sali Berisha mbledh deputetët në selinë blu, zbulohet

Paralelisht me mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, drejtuar nga Alibeaj, në selinë blu, ndodhet në një mbledhje tjetër, kryetari i PD-së Sali Berisha.

Ish-kryeministri është duke zhvilluar një takim me Flamur Nokën, Edi Palokën, Gent Strazimiri, të cilit janë duke u marrë me listën e kandidatëve për Kryesinë e re të PD-së, e cila do të votohet këtë të shtunë në orën 11:00 nga Këshilli Kombëtar.

Pas votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky organ do të zgjedhë edhe kryesinë e re si dhe sekretariatin, duke përmbyllur kështu procesin që nisi në 11 Dhjetor kur në një Kuvend të thirrur në Air Albania u ngrit Komisioni I Rithemelimit.