TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me thirrjet drejtuar diasporës për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë, duke publikuar dy fotografi që, sipas tij, tregojnë “dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë”.
Në postimin e tij, Rama pretendon se një prej protestueseve që ka bërë thirrje për mobilizimin e diasporës është njëkohësisht ndërtuesja e një shtese pa leje brenda mureve të Kalasë së Durrësit, objekt që sipas tij do të shpronësohet në kuadër të projektit për Rilindjen e Zonës Historike.
Sipas Ramës një shkelëse e ligjit po vishet me flamurin e interesit publik, që tregon se si funksionon algortimi i manipulimit në rrjetet sociale.
REAGIMI
DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË
Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.
Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!
Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:
Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.
Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën
*Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave
