TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy turistë ukrainas kanë shpëtuar mrekullisht pasi rrezikuan të mbyteshin në ujërat e Ksamilit, si pasojë e përkeqësimit të menjëhershëm të motit.
Mjeti lundrues me të cilin po lundronin u përfshi nga erërat e forta dhe nisi të fundosej, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen urgjente të Policisë Kufitare. Falë reagimit të shpejtë të efektivëve të Njësisë Speciale Delta, turistët u nxorën në kohë nga rreziku dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ksamil/U rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.
Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit”, sqaron Policia.