TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas arrestimit të dy zyrtarëve të lartë të policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e 21 prillit 2021, ku në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.
E gjithë ngjarja është parë nga dy zyrtarët e lartë të policisë, ndërsa sipas News24, një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.
Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.
Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.