TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një turiste 29-vjeçare nga Polonia i është drejtuar policisë së Sarandës për të kërkuar ndihmë, pasi shtetasi polak 74vjeç është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.
Sipas policisë, e reja raporton se i moshuari është futur në det rreth orës 10:30.
Njoftimi paraprak:
Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.
Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.