TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Dibra, kërkoi sot mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka.
Në një takim me shtabin elektoral të kandidatit Uka, Meta u shpreh se, “14 Maji është ditë shumë e rëndësishme, por edhe ekzistenciale për Dibrën në veçanti, për të ardhmen e saj”.
“Programi i shkëlqyer i Ismail Ukës për uljen e taksave, mbështetjen e bujqësisë e turizmit, vendosja e shërbimit urban me të gjitha njësitë administrative do të ndihmojnë për uljen e kostos së jetesës dhe zhvillimin e bizneseve kudo në këtë trevë të mrekullueshme”, tha Meta.
Ai u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në votimet e 14 Majit, “për të mbrojtur Dibrën me votën e tyre nga projekti shkatërrues i “Rilindjes” që nuk njeh kufij në korrupsionin dhe arrogancën e saj”.