AKTUALITET, 2 Shtator 2022, 20:47

Iu bë atentat në lëvizje, zbulohet identiteti i dy efektivëve të policisë (EMRAT)

Iu bë atentat në lëvizje, zbulohet identiteti i dy

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy efektivëve të policisë.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Një prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës.

Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.

Mësohet se ndaj dy policëve është qëlluar në lëvizje e sipër ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

Policia është duke vijuar hetimet për identifikimin e personave që kanë qenë duke udhëtuar në automjetin e atentatorit.