AKTUALITET, 25 Shtator 2024, 14:17

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga të riut shqiptar në Itali

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga të riut
Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar në Pavia të Italisë, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai kërkohej nga autoritetet shqiptare për krime të rënda rrëmbimi dhe detyrimi me qëllim marrjen e dëshmisë së rreme. Për këto krime, burri rrezikon deri në shtatë vjet burg, sipas ligjeve shqiptare.

Burri u gjurmua teksa hynte në një lokal në qendër të Pavias. Pasi u konfirmua identiteti i tij, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun Torre del Gallo. Gjykata e Apelit të Milanos do të vendosë për ekstradimin e tij.