AKTUALITET, 25 Shtator 2024, 12:04

BE, me mesazh të ashpër: Nuk mjafton vetëm SPAK. Parandaloni korrupsionin, ligjet represive s’janë zgjidhje

BE, me mesazh të ashpër: Nuk mjafton vetëm SPAK. Parandaloni

Gjatë një tryeze të organizuar nga shoqëria civile mbi veprimtarinë e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ambasadori i BE u shpreh se korrupsioni ka nevojë për një luftë të përbashkët si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian do të vijojë të mbështesë veprimtarinë e SPAK duke nënvizuar se zgjidhja ndaj korrupsionit është parandalimi e jo ligjet represive.

“Disa nga vështirësitë që përballet SPAK janë nevojat për burime njerëzore, nevoja për të rritur  kapaciteti hetuesve të BKH dhe numri i ulët i referimeve që bëjnë institucionet shtetërore në SPAK. BE do të mbështesë SPAK për të përballur disa nga këto sfida.

Është e rëndësishme të kihet në konsideratë që në luftën ndaj korrupsionit SPAK është vetëm një pjesë, por shumë e rëndësishme. Lufta ndaj këtij fenomeni duhet të bëhet nga çdo shtresë e shoqërisë dhe institucionet. Ligjet represive nuk janë zgjidhje dhe kjo është arsyeja që ne në raportin tonë shprehëm nevojën e parandalimit të korrupsionit”.