TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Plani i kryeministrit Edi Rama për të krijuar Shtetin e Urdhrit Bektashi, po merr reagime të shumta nga faktori i brendshëm politik, por edhe ai i jashtëm, përveç analizave të ndryshme në media.
Mes tyre është edhe zyra e BE-së në Tiranë, e cila dha prononcimin e saj ditën e sotme për Report TV rreth çështjes në fjalë.
"Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së, për të drejtat themelore.
Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare", thuhet në reagimin e shkurtër të saj.