TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në këto momente po mbahen dëgjesat publike për 11 kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit. Mësohet se deri tani janë mbajtur dëgjesat për 8 kandidatë nga 11 konkurrentë në garë. Bëhet me dije se nesër Komisioni i Posaçëm do të japë vlerësimin me pikë për kandidatët dhe fitues pritet të jetë kandidati që merr më tepër pikë.
Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka nisur seancën dëgjimore me kandidatët, ndërsa 8 nga 11 garues kanë përfunduar seancën dëgjimore.
Pas largimit të Muhamet Rrumbullakut, drejtuesi i ri do të zgjidhet me konkurs. Sot do të përfundojnë seancat dëgjimore. Nesër Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë të kandidatëve. Më 27 shtator, pritet që ministri Hoxha t’i propozojë kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit.