AKTUALITET, 28 Mars 2023, 09:24

Ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e biznesmenit, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari, si ndodhi krimi shtatë vite më parë

Ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e biznesmenit, ekstradohet

Një 43-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një nga tre personat më të kërkuar në vitet e fundit nga drejtësia jonë, i cili ka realizuar 7 vite më parë një krim të rëndë në Tiranë. Në fakt, emri i tij ka qenë i njohur jo pak nga ana e Policisë sonë, por si gjithnjë i lënë në harresë, derisa ai doli pas gjurmëve të zhdukjes së një biznesmeni ndërtimi në vitin 2016.

Zhdukja, vrasja dhe groposja në malin e Dajtit të Vasil Bibës 7 vjet më parë dëshmoi që krimi dhe bandat ishin shumë herë më të sakta dhe të shpejta sesa Policia, ndërkohë që për viktimën ishte i njohur precedenti i mashtrimit me anë të dhënies së apartamenteve.

E ndërkohë që Policia e Tiranës e kërkonte asokohe Vasil Bibën për shkak të një kallëzimi të depozituar nga një qytetar pasi pretendonte se i kishte marrë nëpërmjet mashtrimit shumën prej 25 mijë eurosh, në fakt Policia e gjeti atë vetëm të vdekur, ndërsa vrasësit, njëri pre të cilëve ka ardhur dje në pranga në vendin tonë, e kishte gjetur para Policisë.

Zbardhja e vrasjes së Bibës tregoi se njëri nga ekzekutorët e tij ishte pikërisht Bledar Mneri, nga Tirana, i akuzuar edhe më herët për krimin e vrasjes, pasi viktimë e tij ka qenë një efektiv Policie.

EKSTRADIMI

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba në vitin 2016. Pasi e vrau, ai e groposi trupin e viktimës.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë. Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Kallëzimi Në vitin 2015, në Policinë e Tiranës u la një kallëzim ku një qytetar i kërkonte Policisë gjetjen e personit që i kishte marrë 25 mijë euro. Ajo që habiti në të gjithë historinë e zhdukjes dhe më pas gjetjes së dekompozuar, të ekzekutuar me dy plumba të shtetasit Vasil Biba, ishte se si kriminelët apo vrasësit kishin mundur ta gjenin Bibën para Policisë së Shtetit, e cila edhe ajo ishte në kërkim të tij, për veprën penale të mashtrimit me shitblerjen e apartamenteve.

Vasil Biba mësohet se ishte kallëzuar për ndjekje penale që një vit më parë. Pikërisht në muajin shkurt të vitit të kaluar ku së bashku me të shoqen kishin mashtruar një shtetas, duke e bindur t’i jepte 25 mijë euro paradhënie për një apartament që kushtonte 80 mijë euro. Ku fill pas kishte arritur ta bindte jo vetëm që nuk i kishte dhënë apartamentin, por edhe nuk i kishte hapur telefonin.

Që nga ajo kohë, shtetasi Vasil Biba ishte në proces hetimor, por ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë për t’u gjetur i groposur i vrarë me dy plumba në fshatin Priskë.