AKTUALITET, 27 Mars 2023, 18:11

Situata me Covid-19, 1 i vdekur dhe 6 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Situata me Covid-19, 1 i vdekur dhe 6 të infektuar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Një 82-vjeçar nga Korça ka humbur jetën, ndërsa 6 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 189 testime, ka 6 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 189 testime, nga të cilët 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 151 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 82 vjeç, nga Korça.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Mars 2023)

Raste të reja ditore 6

Të shëruar në 24 orë 14

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 189

Testime totale 2,047,608

Raste pozitive 333,814

Raste të shëruara 330,060

Raste Aktive 152

Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133

Fier 5

Vlorë 6

Berat. 3

Durrës. 3

Shkodër. 2