TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini e quan të dështuar grupin Alibeaj, pasi në provën e parë, atë të zgjedhjeve, dështuan të kenë kandidatë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se grupi Alibeaj ka për qëllim mbajtjen e "një cope" të partisë, për të garantuar karrierat e tyre dhe se nuk kanë ndonjë identitet politik.
"Grupi i zotit Alibeaj dhe Basha duhet të provohen në zgjedhje. Një parti politike ekziston për të marrë pjesë në zgjedhje, të gjithë konfliktet duhen zgjidhur me votë.
Deri sot ka qenë humbje kohe, ata të dilnin të krijonin parti që në fillim.
Problemi i tyre është që nuk kanë identitet politik dhe harmoni politike. Ata janë bashkuar sepse nuhatën se mund të kishte oportunitet politik, për të garantuar karrierat e tyre, e dyta është anti-berishizmi. E gjithë biseda mes tyre është, të jesh apo jo me Berishën.
Ështa rasti i parë në pluralizmin shqiptar, kur pakica kërkon të marrë partinë nga shumica dhe të përzërë shumicën.
Kur ky grup u vu në provën e parë, që janë zgjedhjet, ky grup ka dështuar. I vetmi qëllim i tyre është shpresa se do të marrin një copë", tha Sejamini.