TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti malazez, Milo Gjykanoviç ka kritikuar kryeministrin Dritan Abazoviç. Lidhur me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit, ai tha se e vetmja gjë e mirë që sheh tek kryeministri Abazoviç është të qenit shqiptar.
“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë Gjykanoviç.
Ai e ka cilësuar Abazoviçin si një gënjeshtar dhe tradhtar, duke shtuar se nuk ka asnjë grimcë morali.