TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ku po merr pjesë në mbledhjen e grupit të PS. Fjala e Ramës po transmetohet live për mediat.
Kreu i qeverisë foli për rëndësinë e rezultatit të 11 majit.
“Situata edhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve është i pazakontë. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë familja politike të vetëdijesohet s amë shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishëm siç është në këto zgjedhje.
Rezultati i 11 majit ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit, shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, tha Rama.
“Unë besoj që qysh se unë kam privilegjin të udhëheq këtë forcë politike dhe me të gjitha zgjedhjet e derisotme, 9 të tilla në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme sic është në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në një kontekst dyfish të jashtëzakonshme. Njëri është konteksti i marrëdhënieve me BE dhe i BE me BP dhe tjetri është konteksti i anëtarësisë sonë në aleancën euratlantike dhe sigurisë në tërësi
Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati i 11 majit është më shumë sesa rezultat i partive politike, në rastin tonë është më shumë sesa fitore e PS në vetvete.
Për ne si familje politike dhe për flamurin tonë ka qenë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, por më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshe mbi të ardhmen e afërt të vendit shumë më të madhe sesa ç’kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 herë me radhë”, tha Rama.