TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative 14 në Tiranë, ku do të hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re. Kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani tha se shkolla e planifikuar do të ketë një kapacitet për 900 nxënës dhe pranë do të ndërtohen edhe kopsht dhe çerdhe.
“Kjo është arritje historike për lagjen 14 që është krijuar se përpara 10 vitesh. Shqetësimi ka qenë që ish komunat nuk kishin planifikuar objekte arsimore. Më në fund, ne kemi mundësi që të hapim themelet për shkollën e parë të lagjes 14 të zonës së Astirit.
Gjithë kjo lagje është e re, pjesë e planifikimit të komunës, e cila s’ka bërë objekte të shërbimeve publike, as qendra shëndetësore, as kopshte as çerdhe. Shkolla do të jetë sipas modeleve për shkolla të reja, planifikohet për 900 nxënës dhe nga ana tjetër do të jetë edhe kopshti dhe çerdhja për më shumë se 250 fëmijë. Kemi edhe dy shkolla të tjera në Yzberisht e mesme dhe 9 vjeçare.”, u shpreh Ristani.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se duhet punuar me një plan të ri për vendosjen e ovbjekteve arsimore në Tiranë.
“Siguroj se do të shohim edhe për pika të tjera kudo në Tiranë ku për shkak të prurjeve të reja dhe ndërtimeve të reja ka nevojë për kopshte dhe çerdhe dhe duhet të ecim me atë që kemi folur, me një plan të ri për vendosjen e objekteve arsimore për Tiranën që të shoqërohet edhe me partneritete. Për çerdhet duhet të vazhdojmë atë që keni përdorur ju për të marrë hapësira për çerdhe.”, tha ai.
Shkolla e re që do të ndërtohet në këtë zonë të Astirit do të funksionojë bashkë me kopshtin dhe çerdhen me një kapacitet prej 900 nxënësish dhe 250 fëmijë të ciklit parashkollor. Është një investim i qeverisë shqiptare tepër i domosdoshëm për komunitetin e Astirit, që deri më dje kur zona funksiononte si komunë nuk kishte të planifikuar asnjë institucion arsimor.