AKTUALITET, 9 Mars 2024, 20:40

Partia e Lirisë zbardh propozimet për familjen, Meta: Ja hapat që do të ndërmarrin kundër dhunës ndaj grave

Partia e Lirisë zbardh propozimet për familjen, Meta: Ja hapat që

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh se programi i Rilindjes është shkatërrimi i familjes.

Qëllimi i qeverisë tha meta është të zhbëjë familjen shqiptare, ndërsa e cilësoi si sulm ndaj identitetit kombëtar.

“Programi i Rilindjes eshte shkaterrimi i familjes sepse qellimi i tyre eshte zhberja e familjes shqiptare dhe ky eshte sulm kunder identitetit kombëtar”, tha ai.

Meta gjithashtu shpalosi dhe propozimet e Partisë së Lirisë për familjen si dhe për programin kundër dhunës ndaj grave.

PROPOZIMET E PARTISË SË LIRISË PËR FAMILJEN:

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.

Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

Të trefishohet bonusi i bebes.

Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

PROPOZIMET E PARTISË SË LIRISË KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE:

Shtimin e strehëzave dhe shtretërve në proporcion me numrin e raportuar të viktimave të dhunës.

Shtimin e numrit të kordinatorëve të dhunës për të bërë të mundur raportimin në kohë të rasteve të cilat duhen ndjekur.

Të mundësojmë mbështetje financiare në masën e pagës minimale deri në përfundim të efektit të urdhërit të mbrojtjes.

Integrimin e grave dhe vajzave të dhunuara në tregun e punës brenda 3 muajve nga përfundimi i efektit të urdhërit të mbrojtjes.