AKTUALITET, 4 Mars 2023, 08:30

Vranësira dhe reshje shiu të shpeshta, fundjava me temperatura deri në 16°C

Vranësira dhe reshje shiu të shpeshta, fundjava me temperatura deri

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 12m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1 ballë.