TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Bilisht është rikthyer sërish në qelinë e burgut, pas akuzave për vjedhje të institucionit ku punonte. Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ervin Çokani. 45-vjeçari është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.
“Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit, pasurisë, të miturve dhe dhunës në familje në DVP Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetasit Ervin Çokani, 45 vjeç, banues në Bilisht (i cili ishte i liruar me kusht).
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.03.2022, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit datë 20.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.”, thuhet në njoftimin e policisë.
AKUZAT PËR VJEDHJE
Çokani ka qenë në detyrën e drejtorit të filialit të një banke të nivelit të dytë për periudhën 01.11.2005-Shkurt 2015 (rreth 10 vjet) ndërsa ai u pezullua nga detyra pasi Banka është vënë në dijeni të veprimeve të parregullta në Degën e qytetit të Bilishtit, nëpërmjet ankesës së klientit të saj S.D.
Ky i fundit është paraqitur në datë 02.02.2015, në Degën e qytetit Korçës dhe ka kërkuar të verifikojë ekzistencën e depozitave bankare me afat, të cilat pretendohej se ishin çelur prej tij në Degën e Qytetit të Bilishtit, në momente të ndryshme kohore.
Nga hetimet ka rezultuar se shuma totale e veprimeve të paautorizuara debitore e përfshirë në këtë skemë mashtrimi nga Çokani, gjatë punës së tij si Drejtor e Degës Bilisht, është 945’583 Euro (e marrë nga 26 klientë) nga të cilat 160’196 Euro janë ricikluar brenda skemës nga i dyshuari Ervin Çokani, për të mbuluar gjurmët.