AKTUALITET, 17 Mars 2022, 19:49

Berisha: Do të rikandidoj për kryetar të PD-së, e firmosën 70% e zgjedhësve demokratë në 6 mars

Berisha: Do të rikandidoj për kryetar të PD-së, e

Sali Berisha deklaroi në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, se do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike.

Berisha tha se rikandidimi i tij për t'u rikthyer në krye të PD, u firmos nga 70% e zgjedhësve demokratë në zgjedhjet e 6 marsit.  

"Rikandidimi im është firmosur nga 70% e zgjedhësve të PD që votuan në datën 6 mars për kandidatët e saj. Edhe po të dua unë do të ishte një tradhti e pafalshme ndaj tyre", tha Berisha.  

Ish-kryeministri foli edhe për dy vendimet e pritshme të gjykatave, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut, dhe atë të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën dhe ndryshoi statutin e PD-së. 

"Vendimi i nesërm, nuk kemi asnjë problem me atë, për Kuvendin e 17 korrikut. Për vendimin tjetër presim të respektohet ai monument historik që u mblodh në stadiumin 'Air Albania' me 11 dhjetor, e papërsëritshme", u shpreh Berisha