AKTUALITET, 17 Mars 2022, 17:36

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin përfundimtar

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Komisioni Rregullator në KQZ miraton

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuart vendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, të datës 6 mars 2022".

Partia Socialiste fitoi pesë bashki (Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë) dhe koalicioni "Shtëpia e Lirisë" fitoi bashkinë e Shkodrës.

Kandidatët që fituan në zgjedhjet e 6 marsit janë:

Bashkia Vorë - Blerim Shera (PS)

Bashkia Lushnjë -  Eriselda Sefa (PS)

Bashkia Durrës - Emirjana Sako (PS)

Bashkia Rrogozhinë - Edison Memolla (PS)

Bashkia Dibër - Rahim Spahiu (PS)

Bashkia Shkodër - Bardh Spahia (Koalicioni "Shtëpia e Lirisë")