AKTUALITET, 17 Mars 2022, 16:05

Mohimi i sulmit mbi konsullatën shqiptare, reagon Ministria e Jashtme: Dënojmë përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia, pamjet flasin vetë

Mohimi i sulmit mbi konsullatën shqiptare, reagon Ministria e Jashtme:

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me mohimin nga e sulmit të ambasadës shqiptare në Kharkiv nga pala ruse. 

Përmes një postimi në Twitter, MEPJ thekson se Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Në njoftimi theksohet se pamjet e sulmit mbi konsullatën shiqptare janë të pamohueshme dhe flasin vetë.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.