TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga ngjarja në Velipojë, ku një 64-vjeçar nga Shkodra u dhunua me sende të forta pas sherrit për vendosjen e shezlongëve në plazh.
Dy persona, tashmë të shpallur në kërkim, shtetasit me inicialet S. M., dhe Z. M., kanë ndaluar shtetasin Sami Hoxha, që po udhëtonte në drejtim të qytetit të Shkodrës. Ata i kanë zënë rrugën me makinë, e kanë nxjerrë nga automjeti, e kanë goditur me sende të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin.
Shkak i sulmit dyshohet të jetë bërë shpërndarja e shezlongëve në Velipojë. Dyshohet se këta shtetas e kanë kërcënuar 64-vjeçarin për një hapësirë të zënë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.