AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 23:55

“I shkrova Bashës kundër djegies së mandateve, këta duartrokitën”, Zogaj debaton me Lelën për fajtorët e copëtimit të opozitës

“I shkrova Bashës kundër djegies së mandateve, këta

Analisti Preç Zogaj debatoi me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, për humbjen e votave të opozitës nga zgjedhja në zgjedhje. Ndërsa Lela u shpreh se opozita u copëtua dhe se PD-ja hyri në zgjedhjet vendore në konflikt me grupin e Bashës, dhe se ishte meritë e Berishës që bashkoi PD-në, Zogaj i kujtoi se ishte i vetmi që deklaroi publikisht se ishte kundër djegies së mandateve.     

Pjesë nga debati

Lela: I keni parë përgjimet e listës së Durrësit? Habitem shumë sidomos me Preçin, që thotë se s’ka vjedhje.

Zogaj: Kush tha që s’ka?

Lela: A e di pse ishte diferenca e madhe o zotëri? Se u copëtua opozita. E çoi opozitën te honi. E la atje në buzë të varrit se Preçi nuk e thotë këtë, se opozita garoi pa siglë, pa vulë, pa lekë, pa flamur, pa komisionerë.

Zogaj: Në 2025 keni garuar pa sigël ju?

Lela: Dy vite më parë.

Zogaj: A lokalet.

Lela: Tre vite golgotë.

Zogaj: Golgotën e ka bërë vetë.

Lela: Kjo është merita fantastike e Sali Berishës që e mbajti PD-në bashkë, e rriti dhe opozita tani është alternativë për pushtetin. Bashën e pamë me 800 vota Lulin e Preçit dhe timin.

Zogaj: Me timin 37 mijë. Unë kam tezën tjetër, pse e prishi, jo pse e mori dhe e rriti.

Lela: Këtë këshillë duhet t’i kishe dhënë që ta ndihmonte për zgjedhjet e vjedhura. Mos të bënte zgjedhje në parti dhe të rizgjidhte veten. Këtë betejë që po bën Berisha e quan gabim, atë që bëri Basha, nëse janë vjedhur vota në 2021-in, duhet të kishte rezistuar.

Zogaj: Unë i kam shkruar letër Lulzim Bashës, vetëm unë, që bën gabimin më të madh nëse djeg mandatet. Këta u ngritën të gjithë, u "çlirua" Shqipëria dhe u ngritën në këmbë.

Rakipi: Pse kujton se e mori Luli vendimin? Luli as nuk e mori vesh si erdhi dhe si iku.

Zogaj: E di Lela çdo gjë.