AKTUALITET, 19 Shkurt 2026, 22:43

“Berisha më tha se Ramën do ta marrin kuti postare në Amerikë”, Gjinishi debaton me Lelën për retorikën e PD

“Berisha më tha se Ramën do ta marrin kuti postare në

Pedagogu Ermir Gjinishi replikoi me drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, për tezën e artikuluar nga PD se Ramën do ta merrnin amerikanët forcërisht në SHBA, siç bënë më vonë me Maduron e Venezuelës. Lela u shpreh se PD nuk e ka artikuluar këtë tezë, por Gjinishi i kujtoi një përballje me kreun e PD-së Berisha në një studio televizive, vetëm dy javë para zgjedhjeve të 11 majit, ku ai kishte deklaruar se amerikanët do ta merrnin Ramën si kuti postare.  

Pjesë nga biseda

Lela: Opozita nuk e ka artikuluar këtë zyrtarisht. Sali Berisha ka thënë nuk na e zgjidh Amerika. Nuk na e zgjidhin të huajt dhe drejtësia, por populli me revoltë. Berisha nuk ndalon dot memet dhe portalet.

Gjinishi: Është e vërtetë që Berisha narrativën para zgjdhjeve, e luajti me marrëdhënien e Ramës me SHBA. E kam pyetur dhe ai më ka thënë kështu, vetë Berisha, Edi Ramën do ta marrin kuti postare në Amerikë. Dy javë para zgjedhjeve. Pra narrativa, qasja. Jemi ngopur me Edi Ramën këtu, jemi shqetësuar pse opozita nuk vjen në pushtet. Opozita ka rënë në kurthin që i ka ngritur Rama. Rama krijoi non-gratën dhe ju ratë në kurthin e tij, do heqim ose jo non-gratën. Pjesa e dytë, nuk e fton… Gjithë narrativa e opozitës ishte imazh.

Rakipi: Ndoshta për këtu, por është edhe më gjërë, që të rimarrësh pushtetin, të mbash militantët, ndoshta. Pra përpjekje për të mbajtur militantët, që ja iku Rama si Ramaduro.

Lela: Pse nuk e shohim si përpjekje për të thënë të vërtetën? A ndryshoi gjë në faktin ku është Agasi, Balluku dhe shumë të tjerë? Nuk ka ndryshuar? Si ndihmoi shqiptarët që takoi Trumpin?

Rakipi: Ti je drejtor i komunikimit, problemi është, kjo retorikë që ndërtuat, nuk është bumerang për ju? Retorika me Ramaduro, të ra poshtë, ai vajti atje.

Lela: Jo nuk ka rënë poshtë. Ne kemi thënë që përfaqësuesi i kartelit Sinaloa ka takuar kryeministrin në Kryeministri. E pavërtetë është kjo? Të mos i themi ne këto? Edhe sikur ta dinim që Rama do të takojë Trump, ne do ta thoshim.