TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prek Preka, 78 vjeç, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të ekzekutuar në fshatin “Guci e Re”, ka folur për mediat, duke shprehur tronditjen e familjes pas krimit.
I moshuari tha se nipi i tij punonte me babanë në Dukagjin dhe se jetonte atje shumicën e kohës.
“E kam nip, djali i vëllait, lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash, nuk kishte asnjë problem, ai ka jetu me babën dhe vëllanë në Dukagjin shumicën e kohës, është ul ka parë nga shtëpia çfarë bëhet, ky jeton nga 15 vite herë në Dukagjin herë këtu. Në Dukagjin ka bagëti, punon tokë. Jo ça problematik, s është bërë as për mirë, as për keq, dy fëmijë të vegjël ka i ati, diçka (jeta ekonomike), me probleme, me halle si të gjithë. E di vetë policia, s’ka nevojë të bëj apel.”, -tha xhaxhai.