AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 16:07

Vota e Diasporës/ Parlamenti voton zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara

Vota e Diasporës/ Parlamenti voton zgjatjen e vlefshmërisë

Votohet në parlament me 76 vota pro, zgjatja e vlefshmërisë së kartave te identitetit apo pasaportave që kane skaduar.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqiptarë, duke iu dhënë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje, pavarësisht dokumenteve të skaduara.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj të këtij viti.