AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 15:14

TIA dhe Air Albania inaugurojnë linjën e re ajrore drejt Gjenevës

TIA dhe Air Albania inaugurojnë linjën e re ajrore drejt Gjenevës

Tirana International Airport (TIA) dhe Air Albaniainauguruan sot linjën e re direkte midis Tiranës dheGjenevës, duke zgjeruar më tej mundësitë e lidhjes ajroremidis Shqipërisë dhe Evropës.

Një ceremoni e veçantë u organizua para nisjes se fluturimit nga TIA-s për të shënuar këtë moment tërëndësishëm, me praninë e Drejtorit të Shitjeve dheMarketing të Air Albania dhe Drejtorit të Operacionevetë TIA, z. Piervittorio Farabbi.

TIA dhe Air Albania inaugurojnë linjën e re ajrore drejt Gjenevës

Pasagjerët  u surprizuan me dhurata të personalizuara, duke shënuar nisjen e kësaj linje të re ajrore nga TIA.

TIA – Një Portë e Rëndësishme Ajrore për Rajonin

TIA vazhdon të forcojë pozitën e saj si aeroport kyç nërajon, duke mundësuar lidhje direkte dhe tëpërballueshme për pasagjerët shqiptarë dhe të huaj. Shtimi i Gjenevës si destinacion është një tjetër hap përpara në zgjerimin e mundësive të udhëtimit, duke shërbyer si një lidhje strategjike për udhëtarët e biznesitdhe turizmit me Zvicrën.

TIA ka njohur një rritje të qëndrueshme të trafikut ajror, falë strategjive të zgjerimit të rrjetit të destinacioneve dheinvestimeve të vazhdueshme në infrastrukturë. Aktualisht, aeroporti po realizon zgjerimin e terminalit, ndërtimin e pozicioneve të reja të parkimit të avionëve dheimplementimin e teknologjive të avancuara për përpunimine pasagjerëve, duke garantuar një përvojë më të shpejtëdhe efikase.

“Jemi të lumtur që tashmë kemi një destinacion të ri. Ështëkënaqësi që këtë fluturim po e kryen kompania jonëkombëtare. Është vetëm një nga shumë fluturimet e rejaqë Air Albania po planifikon këtë vit. Flota po rritet. Tashmë ka tre avionë, por më shumë do të ketë në vijim. Siç mund ta shihni përreth, në aeroport po ndërtohet me ritme të shpejta. Zgjerimi i aeroportit dhe rritja e kapacitetittë pasagjerëve është një hap i rëndësishëm, veçanërishtme ambientet e reja të parkimit. Të arrish 12 milionëpasagjerë është një qëllim ambicioz dhe objektivi ynë përkëtë vit është që të presin më shumë pasagjerë.”  -tha z. Piervittorio Farabbi.

                                                                                                                                                                                                                                           

Air Albania – Zgjerimi i Rrjetit të Fluturimeve

Si kompania ajrore kombëtare e Shqipërisë, Air Albania është e përkushtuar për të ofruar një rrjet tëzgjeruar destinacionesh, duke krijuar lidhje të reja dhe tëqëndrueshme për pasagjerët shqiptarë dhe të huaj. Air Albania ka publikuar se fundmi itineraret e 12 destinacioneve qe do të operohen me fluturime direktenga Tirana.

Romë - Çdo ditë

Milano - Çdo ditë

Athinë - Çdo ditë

Bolonja - Çdo ditë

Bergamo - Çdo ditë

Venecia - Të martë, të enjte, të shtunë

Verona – Të mërkurë, të enjte, të premte, të dielë

Stamboll - Çdo ditë

Vjenë - Të enjte, të dielë

Bruksel - Të martë, të shtunë

Gjenevë- Të hënë, të mërkurë, të premte

Londër - (skeduli do të publikohet në muajin Mars)

 

“Air albania po zgjerohet. Ne jemi te përkushtuar për tjuofruar të gjithë pasagjerëve tanë më të mirën e mundshme. Jemi tashmë në 13 destinacione të reja, me 3 avionë. Presim më shumë lajme nga air albania, gjithmonëme fokusin për pasagjerët tanë. Ky fluturim i ri i gjenevësshtohet për të gjithë pasagjerët shqiptarë për të krijuarkujtime të reja në këtë destinacion të ri.” - tha Rezan Tufa, Drejtor i Shitjeve dhe Marketing për Air Albania.

Air Albania eshte ka vemendje te vecante ndaj traditaveshqiptare dhe sigurohet qe te ofroje standarte te larta temikpritjes, si nje nga vlerat kryesore. Udhetimi irehatshem, ushqimi cilesor, stafi miqesor kombinohen me cmimet e perballueshme per te gjithe udhetaret.