TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa Greqia përgatitet të mbajë nesër (28 shkurt) një prej protestave dhe grevave më të fuqishme të viteve të fundit, për tragjedinë e Tempit në 28 shkurt 2023, kur u përplasën dy trena dhe ku humbën jetën dhjetëra studentë, Policia e Kakavijës njofton se nesër nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, njofton policia.