TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ishte i vetmi nga radhët e opozitës që ka votuar pro miratimit të vendimit që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë vendit, duke bashkuar votat me socialistët e mazhorancës.
Përmes këtij vendimi emigrantët shqiptarë do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit edhe pse dokumentet e tyre të identifikimit mund të kenë tejkaluar afatet zyrtare të skadencës.
Sakaq, deputeti tjetër demokrat, Qani Xhafa ka shfrytëzuar votën e tij për të abstenuar vendimin e miratuar me 76 vota pro.