AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 12:26

Atentati në Larushk dhe dhuna nga fisi Rraja, Bledi Çuçi i shkon në zyrë Muhamet Rrumbullakut

Atentati në Larushk dhe dhuna nga fisi Rraja, Bledi Çuçi i

Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.

Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. 

Sipas të dhënave, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi.