AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 12:21

Dhunimi i dy kushërinjve nga vëllezërit e deputetit të PS, Berisha shpërndan videon: Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja

Dhunimi i dy kushërinjve nga vëllezërit e deputetit të PS,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë pamjet shpërthimeve të guroren në pronësi të vëllait të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Përparim Rraja.

Në video dëgjohet shpërthimi i fuqishëm, ndërsa thërrmohet një pjesë e kodrës ku është vendosur lënda plasëse.

Gjithashtu ka publikuar pamjet e makinerive që punojnë në gurore për marrjen e materialeve.

“Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja!”, shkruan Berisha.

Pikërisht këto shpërthime u bënë shkak për dhunën barbare që familjarët e deputetit të PS-së, dy vëllezërit Xhelal e Flamur, si edhe i biri Rexhep Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve të fisit Maja, Bilbili dhe Jashari.