TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.
Një kamion është përplasur me një ambulancë , dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë , policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.