TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është arrestuar kandidati i “Shqipëria Bëhet” nga policia e Sarandës.
Mësohet se në pranga ka rënë Ergys Isufi, pasi është kapur me drogë.
Sipas burimeve jo zyrtare, Isufi është pikasur nga efektivët në një zonë të qytetit ndërsa po mbante me vete substancën narkotike. Raportohet se në momentin që ka kuptuar praninë e forcave të rendit, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar dhe kapur menjëherë nga patrulla policore.
Policia ka vijuar veprimet procedurale duke ushtruar kontroll në banesën e tij, për të zbardhur rrethana të tjera të mundshme që lidhen me ngjarjen.