AKTUALITET, 30 Prill 2022, 23:06

Atentati me armë zjarri ndaj kushëririt të "Kumbarit të Shkodrës", reagon policia

Atentati me armë zjarri ndaj kushëririt të "Kumbarit të

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të Dedë Pllanajt, djali i xhaxhait të Bardhok Pllanës, i njohur ndryshe si "Kumbari i Shkodrës".

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autoriteteve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.