TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës për të rinjtë janë dy prioritete emergjente.
Në një status në rrjetet sociale, ai shton se për përmbushjen e tyre është domosdoshmëri absolute roli aktiv i vajzave dhe grave.
“Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetet emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute”, shkruan Meta.