AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 22:27

Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtarin

Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas

Aksident automobilistik në qendër të qytetit të Shkodrës.

Një automjet tip 'Peugeot' ka përplasur një këmbësor, teksa ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën. 

Aksidenti është regjistruar në sheshin 'Parrucë'. 

I aksidentuari rreth moshës 50 vjeç është transportuar për në spitalin rajonal Shkodër. 

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po heton shkakun e këtij aksidenti.