AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 14:57

Të dhënat që transmetohen nga pajisja elektronike e identifikimit, Komisioni Rregullator në KQZ miraton projektaktin

Të dhënat që transmetohen nga pajisja elektronike e

Ditën e sotme Komisioni Rregullator në KQZ ka zhvilluar seance puiblike me këtë rend dite: Për miratimin e llojit të të dhënave që transmetohen nga pajisja elektronike e identifikimit drejt infrastrukturës sē teknologjisē se informacionit ( TIK) të KQZ dhe rregullat për mēnyrën e transmetimit të tyre.

Sipas drejtueses së mbledhjes së Komisionit Rregullator, projektakti ka ardhur me iniciativë të Celibashit dhe zonjës Pelinku.

“Për të përshtatur pajisjet PEI, është përgatitur projekt-akti i mësipërm. Komisioni ka miratuar një përshtatje teknike të pajisjeve PEI. Kemi miratuar një vendim për ndryshimin e karakteristikave teknike të PEI-t. Me këtë vendim kemi autorizuar edhe transmetimin e të dhënave në pajisje”, është shprehur specialisti Merkaj.

Ndërkohë projekt-akti është miratuar me 5 vota pro dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare të KQZ-së.