AKTUALITET, 19 Maj 2023, 10:03

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri do të dalë para Gjykatës së Posaçme ditën e hënë

Në burg për blerje votash, Fredi Beleri do të dalë para

Fredi Beleri, kryebashkiaku i sapozgjedhur në '14 Maj' nga himarjotët, do të paraqitet ditën e hënë, në orën 13:00, para Gjykatës së Posaçme. Beleri, do të njihet me vlerësimin e masës e sigurisë nga GJKKO, pasi Vlora shpalli moskompetencë.

Gjyqtare e çështjes është Atalanta Zeqiri, ndërsa do të përfaqësojë organin e akuzës (SPAK), Dorina Bejko.

Arrestimi i Belerit ka shkaktuar shumë bujë të madhe në vendin tonë dhe në atë fqinj, Greqinë. Pasi u bë ndalimi i tij, reagime ka pasur nga liderët grekë.

Në vendin tonë mbërriti edhe zëvendësministri i jashtëm Miltiadis Varvitsiotis, i cili tha se Greqia ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë dhe është e vendosur të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kërcënoi se do të bllokonte rrugën e Shqipërisë në BE lidhur me arrestimin, reagoi duke kërkuar lirimin e Belerit.