TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka pranuar se sa i përket spitalit Onkologjik ka problematika ekzistente por po veprohet për zgjidhjen e tyre. Ajo u shpreh në Kuvend se 1 mld lekë janë alokuar vetëm për barnat tek Onkologjiku.
“Nuk dua të bëj politikë me dhimbjen e pacientëve. Pak kohë më parë ka pranuar një sfidë personale si mjeke, pasi karrierën time e kam nisur pikërisht tek Onkologjiku ku këto kohë kam prekur çdo skutë pa praninë e medias.
Sfidat ekzistojnë dhe de jemi duke vepruar. Vetëm 3 ditë më parë u rialokuar 300 milionë lekë fond për të zgjidhur problemin urgjent me barnat në QSUT.
1 mld lekë vetëm për barnat tek Onkologjiku.
Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike apo duke luajtur me dhimbjen e pacientëve”, tha ajo.
Sala: Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe personale i mjeke, pasi e kam filluar karrierën time pikërisht në atë spital Onkologjik. Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientë, familjarë, mjekët, infermierët, sanitarët etj., pa zhurmë dhe pa media.
Sfidat ekzistojnë, dhe ne jemi duke vepruar. Vetëm tre ditë më parë, Këshilli Administrativ ka aprovuar lëvrimin e një fondi 200 milionë lekë për të adresuar zgjedhjen e problematikave.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në buxhetin e 2026, është akorduar buxhet i dedikuar prej 1 miliardë lekësh. Kjo është një risi. Çdo pacient që vuan nga një sëmundje onkologjike, do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore.