TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga politikanët më të votuar të kësaj force politike, ka vajtur ditën e sotme në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve, që kërkojnë bashkë me Sali Berishën, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.
Shehaj nisi verifikimin e firmave përpara kamerave, duke parë listën dhe duke telefonuar delegatët.
Deputeti mori listën e delgeatëve nga njësia 5, më pas ai telefonoi një nga firmëtarët. Personi që mori në telefon Shehaj, live në TV, e konfirmoi se ka firmosur dhe firma është autentike.
Kujtojmë se dy palët në PD, Basha dhe Berisha, janë përfshirë në debate të forta lidhur me statutin dhe legjitimitetin e firmave të mbledhura nga Berisha.

Deri tani, në zyrën e Edi Palokës janë depozituar 4200 firma, të cilat janë të mjaftueshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, pa aprovimin e lidershipit të partisë.
Lulzim Basha, që duket se i druhet Kuvendit të datës 11 dhjetor, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në datë 18 dhjetor, duke marrë aprovimin e kryesisë për këtë kërkesë.
Palët pritet të përplasen më tej dhe duket se Partia Demokratike po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve.


