AKTUALITET, 3 Shtator 2023, 15:16

Basha përzgjedh emrat e Këshillit Kombëtar të PD-së, fut edhe 30 deputetë në listë

Basha përzgjedh emrat e Këshillit Kombëtar të PD-së,

Lulzim Basha ka bërë publikë emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, që u zgjodhën dje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku ka përfshirë edhe 30 deputetë, ndërsa dje në sallën e pallatit të Sporteve "Asllan Rusi" ishin të pranishëm vetëm 9 prej tyre.

Kuvendi Kombëtar i PD-së u mbaj dje dhe miratoi nen për nen ndryshimet në statutin e PD-së. Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar. Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Po ashtu është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990. Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Pas përplasjeve te forta me Gazment Bardhin, Basha e largoi përfundimisht nga funksionet partiake.

Kuvendi ka miratuar ndryshime edhe lidhur me anëtarësinë e PD. Në statutin e ri thuhet se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD përjashtohen nga partia. Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD.

Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca. Këto ndryshime pritet që t’i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, Kryesinë e re.

Në fjalën tij të gjatë prej rreth një ore, Lulzim Basha e nisi mesazhin e tij politik me një ‘mea culpa’ për demokratët, ku nënvizoi se më shumë kanë luftuar me njëri-tjetrin sesa për hallet e shqiptarëve. I papenduar për vendimin që mori në 2021 për të përjashtuar Sali Berishën e shpallur ‘non grata; nga SHBA, Basha u bëri ftesë demokratëve të foltores që të bashkohen me të.
Në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha ishin deputetët Oriola Pampuri, Andia Ulliri, Merita Bakiu, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka, Ori Nebiaj, Eralda Bano, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari, ndërsa  Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i grupit parlamentar nuk ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Sporteve, pasi tha se ishte në një angazhim politik jashtë vendit.

Lista e plotë

Admir Kusi
Adriatik Isufaj
Afrim Bardhi
Agest Kopellaj
Agim Baçi
Agron Kaplanaj
Aida Qoqja
Alban Male
Albert Kojku
Albert Kreci
Aldi Lekaj
Aldo Gega
Aleksandër Jushi
Alfred Ahmetcenaj
Alfred Duka
Alfred Qafa
Alfrida Marku
Altin Meçe
Amanda Hysa
Amarda Shanaj
Amarildo Hoxha
Anduena Qefalia
Anila Toto
Anton Hasanpapaj
Arben Gjuraj
Arben Sinanaj
Arben Sinani
Arbër Neziri
Arbis Merlika
Ardian Fero
Ardian Zeneli
Ardit Gjinali
Ardit Haxhija
Armand Burri
Armando Bora
Armend Gjana
Artan Bushi
Artan Murrizi
Aurora Domni
Azgan Haklaj
Besart Logu
Besmira Petriti
Besnik Babasi
Besnik Berisha
Besnik Manushi
Blendi Muça
Blerina Reçi
Bujar Hoxhaj
Bujar Vreto
Burhan Misiraj
Dario Sejdini
Darvin Zalla
Dea Kaziu
Desart Muzhaqi
Diana Sino
Dilaver Kamberaj
Drita Lamaj
Dritan Nelaj
Dritan Petova
Dylber Murra
Edlira Devolli
Edmir Bunguri
Edmond Guzja
Edvin Kulluri
Egi Metolli
Elvis Bullari
Emanuela Kuçi
Emiljano Pjetri
Endri Hasa
Endri Jaupaj
Endrin Gjipali
Endrit Kokoshi
Eneo Zguri
Enkeleda Rica
Enriketa Papa
Entela Shehaj
Enver Gorica
Erald Shulla
Erinda Ahmetaj
Eris Hoxha
Eriselda Prishta
Eriselda Zotaj Celaj
Ermal Sefa
Ermir Matmuja
Ermira Arizi
Ertor Ndreu
Ervin Mema
Ervis Xhako
Euenda Toromeni
Eugen Qëndro
Eugert Cjapi
Evis Dimashi
Fatbardh Kadilli
Fatmir Guda
Fatos Brahja
Fisnik Kruja
Fitim Zekthi
Fjoralba Hoxha
Florenca Meço
Gazmend Koduzi
Genc Doçi
Gentian Bruzi
Gentian Gaba
Gentjan Muça
Gerard Komini
Gezim Muçejani
Gjergj Prenga
Gjergji Hani
Gjeto Duka
Gloria Shllaku
Greisa Driza
Hamza Kuteli
Harris Murana
Helga Sallaku
2
Hergert Alimerko
Ibrahim Bruka

Ilgner Vora
Ilir Dervishi
Ilir Dizdari
Ilir Rrushi
Ilirjan Taga
Imeldi Sokoli
Indrit Sefa
Indrit Vokshi
Irisa Çupa
Irsida Shehi
Isa Ajazi
Ismail Myrtaj
Jemin Gjana
Jetmira Poda
Joana Qirollari
Jolio Dine
Klea Ahmetaj
Klodian Çakmashi
Korab Lita
Krenar Mëma
Laert Iljazi
Ledian Daja
Ledion Plaka
Liljana Bica
Liljana Ramasaço
Lindita Protoduari
Lorina Halilaj
Luan Haka
Lulzim Omuri
Majlinda Kaçuli
Marcel Hila
Marinela Ziu
Marjana Molla
Marsela Kurti
Marsid Gupi
Marsida Kasemaj
Martina Dushku
Mateo Spaho
Merita Poni
Mina Prifti
Mirela Karabina
Mirelinda Çollaku
Moisi Meminaj
Monika Qosja
Muharrem Hoxha
Murat Basha
Mustafe Martini
Myzafer Elezi
Naim Meta
Namir Lapardhaja
Naxhi Visha
Ndriçim Mehmeti
Neli Demi
Neril Sakaj
Nertila Uruçi
Nevila Xhindi
Orsela Aga
Ortensio Bala
Pajtim Murrja
Patrik Sadikaj
Pëllumb Berisha
Perparim Shametaj
Petrit Sanka
Pranvera Rizai
Rajmond Plaka
Rajna Tullumani
Ramiz Çobaj
Redon Zogaj
Reldar Dedaj
Resilda Kalija
Rezart Kthupi
Rigert Kapllani
Rina Gjoni
Roberto Caparota
Roland Bejko
Roland Kercuku
Romeo Hanxhari
Sabah Stafuka
Sami Osmani
Sandër Marku
Sara Çaçi
Sara Isufi
Sebastjana Bytyçi
Shaqe Marinaj
Sherife Rabi
Shkelqim Krasniqi
Shpëtim Agolli
Shpresa Fasllia
Shpresa Meta
Shyrete Koka
Sidi Hasanaj
Skënder Makishti
Skredilajd Sulozeqi
Sokol Ndreu
Sokol Ruka
Steisi Çokaj
Stela Çavo
Stiljano Rushaj
Suzana Numani
Taulanda Jupi
Taulant Zeneli
Teuta Kalakula
Uran Abazi
Valbona Halitaj
Vehap Kola
Vendim Demaj
Viktor Bella
Vilson Rusi
Xhemal Bushati
Xhemal Gjunkshi
Xhevahir Morina
Xhodi Hysa
Xhulieta Kërtusha
Ylli Kupi
Zaim Kupa
Zamir Muzhaqi
Zamira Bushati
Anëtarë të Këshillit Kombëtar për shkak të funksionit.
Kryetari i Partisë
2 Anëtarë kryesie në detyrë
30 deputetë
68 Anëtarë të kolegjit të kryetarëve në detyrë