TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u trajtua fluksi i madh i klandestinëve që zgjedhin Shqipërinë si rrugë kalimi dhe dënimin e atyre që marrin përsipër t’i transportojnë në drejtim të kufirit verior kundrejt pagesave.
Analisti Neritan Sejamini dhe gazetari Andi Tela thanë se kjo praktikë për të dënuar çdo person që kapet duke transportuar klandestinë është pasojë e politikës penale dhe e mentalitetit të regjimit, që dënon të pambrojturit, por jo zyrtarët e lartë.
Pjesë nga biseda
Andi Tela: Ke çdo ditë komunikata policie për lajmet e trafikimit. Ka të bëjë me politikën penale, që këta persona duhet të rrinë të burg dhe të presin.
Neritan Sejamini: Ke zyrtarë që akuzohen për abuzime me milionë euro dhe hetohen të lirë, kurse një taksist që ka marrë 100 euro për të transportuar njerëz rri në burg. Ka të bëjë me mentalitetin e një regjimi. Ke edhe liderin e opozitë në ballkon. Ndërsa këta zyrtarë hetohen në gjendje të lirë. Flasim për skandale të mëdha, por nuk përqendrohet prokuroria. Nëse je i thjeshtë hetohesh dhe dënohesh. Ushtrohet dhunë ndaj të voglit, ndaj të pambrojturit.
Andi Tela: Çdo gjë e zgjidhin duke i futur në burg. Edhe kur kishim reformën e madhe të energjisë, të gjithë shkelësit i çuan në burg. Këtu nëse akuzon një zyrtar të lartë nuk është e rëndësishme ta dënosh, por duhet të rikuperosh paratë.
Neritan Sejamini: Ti je një ndërtues, shkel ligjin dhe ndërton pa leje dhe shteti të vjen ta legalizon. Je taksist, merr një njeri që ka ngritur dorën atje dhe dënohesh me burg.