AKTUALITET, 20 Tetor 2025, 14:38

Holta Zaçaj: Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional!

Holta Zaçaj: Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”.

Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane.

Më tej ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Holta Zaçaj: Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjeshtë një dekor institucional. Ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit tonë me institucionet evropiane.

Të drejtat e njeriut nuk janë një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim që përkthehen ne veprime konkrete dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.